Një ngjarje e rëndë ak ndodhur ditën e sotme në Maliq, Korçë, ku një 21-vjeçar ka ngacmuar seksualisht një 16-vjeçare.
21-vjeçari banues në fshatin Podgorie, është arrestuar në flagrancë nga policia.
Njoftimi i Policisë:
DVP Korçë
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq arrestuan në flagrancë shtetasin E. D., 21 vjeç, banues në fshatin Podgorie, Maliq, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 16-vjeçare.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.