Në Kucovë është ndaluar nga policia drejtori i një shkolle 9-vjeçare. Bëhet fjalë për 63-vjeçarin Ajaz Ajazi, banues në Kuçovë.
Ndalimi i tij u bë pas kallëzmit nga tre nxënës të kësaj shkollë pasi i ka ngacmuar seksulaisht. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur tre muajt e fundit. Ajaz Ajazi njëkohësisht ishte edhe mësues gjeografie në këtë shkollë. Policia ka bërë me dije se hetimet vijojnë deri në zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje tronditëse.
Akuzat që rëndojnë mbi Ajazin janë ”Vepra të turpshme të kryera ndaj të miturve” dhe ”Ngacmim seksual”.
Detaje:
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kuçovë u bë ndalimi i shtetasit: Ajaz Ajazi 63 vjeç, banues në Kuçovë, mësues gjeografie dhe drejtor i një shkolle 9 -vjeçare në Kuçovë.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë në bazë të kallëzimit të 3 nxënëseve të kësaj shkolle, pasi dyshohet se shtetasi Ajaz Ajazi i ka ngacmuar seksualisht. Kjo ngjarje dyshohet se ka ndodhur gjatë 3 muajve të fundit. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale ‘’Vepra të turpshme’’ dhe “Ngacmim seksual”. (J.V/Shuplaka)