Gjykata e Lushnjes ka dhënë masën e arrestit me burg për drejtorin e shkollës në Lushnje, Rrahman Çela, i cili akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një nxënëse 15-vjeçare.
Arrestimi i Çelës u bë gjatë ditës së djeshme, nga policia e Lushnjes, ndërkohë që vetë ai mësohet se i ka mohuar akuzat për ngacmimin e nxënëses.
Fax News ka siguruar edhe pamjet nga Gjykata, ku Çela shihet duke dalë me pranga në duar, dhe futet në furgonin e policisë, pasi u njoh me masën e arrestit.
Mësohet se Çela i cili jepte edhe mësimin e një lënde, i ka thënë fjalë komplimentuese nxënëses 15 vjeçare të tilla si: “sa bukur je veshur sot”.
Vajza ka pretenduar se është ndjerë e ngacmuar prej tij dhe ka bërë kallëzim në polici.