Policia e Tiranës ka arrestuar një 49-vjeçar, i cili ka ngacmuar seksualisht tre vajza, teksa ka qenë në gjendje të dehur.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 ndaluan me iniciativë shtetasin F. Ç., 49 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke qenë në gjendje të dehur dyshohet se ka ngacmuar seksualisht tre shtetase”, njofton policia.
Gjithashtu, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin I. Xh., 45 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka kanosur një shtetas. Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se 45-vjeçari ka shkelur masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”.