Një 67-vjeçar i fshatit Cuke, bashkia Sarandë ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Sarandës
Burime për Faxweb.al bëjnë me dije se personi në fjalë është Jorgo Beqo për të cilin mësohet se ka konsumuar një sasi fotoksine.
Grupi hetimor ndodhet në spital dhe po punon për të zbardhur shkakun e këtij veprim, ndërsa sipas familjarëve, ngjarja është aksidentale pasi dyshohet se mund të ketë ngatërruar ilaçet.
(F.GJ/FAXWEB.AL)