Ish deputeti i partisë demokratike Lefter Maliqi, tashmë zv. drejtor i Përgjithshëm në Drejtorinë e Burgjeve, mesa duket nuk e ka nisur ditën fort mirë.
Maliqi ka postuar një foto nga zyra e tij e punës me një mbishkrim plot me gabime gramatikore.
Postimi i parë
“Zyrat e shtetit duhen mirëmbajtur sepse përcjellin himazh,profesionalizem,seriozitet dhe korrektësi në zbatimin e ligjit dhe detyres me përgjegjësi të lart në kryerjen e detyres dhe sherbimit me humanizem ndaj njërzve.!”
Postimi pas editimit
Zyrat e shtetit duhen mirëmbajtur sepse përcjellin imazh,profesionalizem,seriozitet dhe korrektësi në zbatimin e ligjit dhe detyres me përgjegjësi të lart në kryerjen e detyres dhe sherbimit me humanizem ndaj njërzve.!
Megjithëse shkrimin mbi foto e ka edituar, përsëri gabimet gramatikore janë trashanike, pasi ndryshimi është bërë vetëm në një fjalë.
(M.Q/Faxweb)