Vetëm një ditë më parë Partia Socialiste publikoi listat me emrat e kandidatëve për deputetë në të gjitha qarqet e vendit, për zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit. Ajo që u vu ishte se në këtë listë Namik Dokle nuk ishte kandidat në asnjë qark.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Dokle thotë se pas 27 vitesh deputet, në vendin e tij do të ulet një deputet i ri, ku nuk mungon edhe një batutë: “Vetëm “aman” hajdut pulash të mos jetë!”.
Më tej deputeti Dokle shpreh mirënjohje për të gjithë ata që e kanë mbështetur, dhe jep 5 mesazhe për socialistët.
“27 VJET… Pas 27 vjetve, pas 8 legjislaturave te panderprera ne Kuvendin e Shqiperise, ne vendin tim do te ulet nje deputet i ri. E uroj perzemersisht, cilidoqofte! (Vetem “aman” hajdut pulash te mos jete!) Pas 27 vjetve, nga zemra me buron…
MIRENJOHJE per ata mijera socialiste dhe njerez te mire pa dokumente partiake, qe me kane pritur zemerhapur, kane ecur e punuar bashke me mua dhe, ne disa raste, kane vene edhe jeten e tyre ne rrezik per te me mbrojtur nga falanga idjote politike.
ADMIRIM per deputetet e Grupit Socialist te viteve 1992-1997, te paperseritshem ne perkushtim dhe idealizem, me te cilet sollem per here te pare Partine Socialiste ne pushtet.
NDJESE per gjithe ata njerez me halle e veshtiresi ne jete, te cilet nuk munda, apo nuk dita, apo edhe nuk me lane t’i ndihmoja, kur kishin nevoje.
PERULJE dhe pendese per ata pak individe qe rralle…shume, shume rralle mund t’i kem lenduar.
FALJE per ata pak individe qe me kane lenduar, edhe pse lendimi “nuk harrohet kurre”!
Dhe…perqafime per ju miqte e fejsbukut!”, shkruan Namik Dokle. (J.V/Shuplaka)