Pas Alfred Pezës, një tjetër eksponent i PS-së që u la vetë jashtë listave të kandidatëve për zgjedhjet e 25- qershorit, ka reaguar për largimin e Astrit Patozit nga listat e palës kundërshtare, PD-së.
Bëhet fjalë për Vladimir Kostën, i cili shprehet se i bashkohet Patozit në thirrjen e tij për revolucion.
“Astrit Patozi ka bërë analizën më të saktë për vdekjen e demokracisë brenda partive.
I bashkohem thirrjes së tij për revolucionin jo imagjinar politik në vend.
Nuk diskutohet më fati individual apo i partive, por fati i Republikës.
Sot partitë kryesore janë kthyer në vende qokash nga kryetarët e kooperativave; Rama, Basha-Berisha.”, shkruan Kosta. (D.D/Shuplaka)