23:48 | 16/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ngërçi me fermerët, Edmond Panariti: Ministria e Financave po favorizon importin

14:30 | 20/03/2019
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ngërçi me fermerët, Edmond Panariti: Ministria e Financave po favorizon importin

I ftuar në studion e Fax News, ish-ministri i bujqësisë, Edmond Panariti ka folur ditën e sotme për krizën që është në bujqësis, hendekun mes import- eksporteve por gjithashtu dhe për projektin e ‘100 Fshatrave’.

I pyetur nga gazetarja për situatën aktuale në bujqësi ai është shprehur:

“Falimentimi i fermerëve do të ketë kosto të lartë për ekonomin vendase. Hendeku mes produkteve që futen në vend për konsum dhe ato që prodhohen nga vendasit është shumë i madh. E gjithë kjo është pasojë e një politike të gabuar. Ajo që rëndon më shumë fermerin është TVSH-ja e cila është dhe më e larta në rajon. Një TVSH 20% duke mohuar mosrimbursimin e biznesit sjellë kosto për fermerin.“

Një shqetësim tjetër shumë i madh në vendin tonë është dhe favorizimi i importit duke lënë në hije kështu eksportin. Panariti ka zgjedhur t’a komentoj:

“Ne zgjedhim të hedhim në erë prodhimin vendas për të marr prodhimet nga jashtë të cilat i marrin lekët për produktin nga vendi i tyre. Ndërkohë që një shishe qumësht në Shqipëri kushton 100 lekë , importi është rreth 20 leke më pak kjo i hap rrugë prodhimit të huaj të vijnë në Shqipëri sepse në këtë pikë është më me leverdi importi se sa blerja e prodhimit vendas. Shumë shpejt mund të konsumojmë qumësht pluhur të prodhuar jashtë vendit tonë. Nga 14 ferma të mëdha që kanë qënë dikur sot ka vetëm 4 ferma. Politikat aktuale për bujqësinë po i drejton fermat drejtë falimentimit.”

Në vijimësi të fjalës së tij ish-ministri është shprehur:

“Bujqësia prodhon me naftën  më të shtrenjtë në Europë, inputet gjithashtu shumë të shtrenjta. Braktisja e vendit është e frikshmë, sepse njerëzve nuk u jepet mundësi të prodhojnë dhe të jetyojnë aty.”

Panariti ka folur gjithashtu dhe për masat që duhen marrë dhe reagimin që duhet të bëjnë institucionet përkatëse.

“Të rikthehet masa e rimbursimit me vlerën 20% . Duhet po ashtu ti japësh para fermerit, ti heqësh barrën e TVSH-së dhe mbrojtja e  prodhimit vendas nga konkurrenca e pandershme. Ministria e financave nuk reagon sepse ka prioritete të tjera, ajo nuk e kupton se sa e rëndësishme është bujqësia. Mungesa e mbështetjes së  bujqësisë ka sjellë  zbrazjen e fshatrave, po ikin të rinjtë sepse nuk kanë asnjë lloj mbështetje. Ata nuk po mbështetin bujqësisë dhe më mënyrë të heshtur po favorizojnë importin.”

Në mbullje të fjalës së tij  reagim ish-ministri i bujqësisë ka pasur dhe për projektin “100Fshatrat”.

“Në një fshat ku nuk ka njerëz nuk ka nevojë për pedonale dhe bordura. Fshati nuk është vetëm pike turistike, nese ai nuk prodhon askujt nuk u duhen dekoret.  Unë nuk jam kundër investimit në infrastrukturë, por një fshat që nuk mbështetet nga ana e prodhimit nuk i duhen këto gjëra.”

 

https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/385865561997509/

 

Etiketa: edmond panaritifax newsimport-eksporteish-ministri i bujqësisë
Pas

E rëndë në Tepelenë, vetëvaret 72-vjeçari. Ishte larguar nga banesa…

Para

Miratohet kontrata e koncesionit për aeroportin e Kukësit: Punimet do zgjasin…

Para
Anullohet koncensioni Thumanë-Kashar, ishte fituar nga Gener 2

Miratohet kontrata e koncesionit për aeroportin e Kukësit: Punimet do zgjasin...

Discussion about this post

 



Të Fundit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, mesazh për efektivët e Policisë së Shtetit dhe për qytetarët

Protestë pranë Samitit Europian: Opozita dhe qytetarët kërkojnë mosnjohjen e zgjedhjeve të 11 majit

Kuçana për Fax News: Kandidati për deputet është kërcënuar nga bandat kriminale!

Alma Kaçi merr pjesë në protestën e Partisë Demokratike në bulevardin “Zogu i Parë”

Policia e Kosovës merr nën kontroll ndërtesën e Shërbimit Nacional për Punësim serb në veri

Trump thotë se SHBA-ja i ka bërë propozim Iranit për programin e tij bërthamor

Protesta e opozites, Belind Këlliçi: Ditët në vijim do zbuloni denoncimet tona

Samiti i Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, Rama konferencë për shtyp me kryeministren e Danimarkës: Diskutuam për investime në disa iniciativa

Masakra elektorale/ Berisha: Kemi aleatë të shumtë në këtë betejë! Zëri ynë do dëgjohet fuqishëm në Europë dhe botë

Nga Brukseli në protestë, Berisha: U garantoj se Edi Rama kurrë nuk do mund të qëndrojë në atë karrige me zgjedhje të vjedhura

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.