15:53 | 31/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Rajoni Kosova

Ngërçi politik në Kosovë/ Sot seanca e 34-të për konstituimin e Kuvendit

07:39 | 19/06/2025
në Kosova, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ngërçi politik në Kosovë/ Sot seanca e 34-të për konstituimin e Kuvendit

Për të 34-ën herë deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen për të vazhduar seancën për konstituimin e përbërjes së nëntë parlamentare të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Në seancën e 33-të (17 qershor), sikurse edhe në seancat paraprake, deputetët refuzuan që të votonin për një komision që do të mbikëqyrte votimin e fshehtë për zgjedhjen e kreut të ri të Kuvendit.

Lëvizja Vetëvendosje, si fituese e zgjedhjeve, i takon që të propozojë kandidatin për kryetar të Kuvendit. Ky subjekt këmbëngul vazhdimisht që Haxhiu është personi i duhur për të udhëhequr organin ligjvënës, ndonëse për PDK-në dhe AAK-në ajo konsiderohet figurë përçarëse.

Çështja e ndryshimit të mënyrës së votimit – nga të hapur në të fshehtë – është dërguar për interpretim në Gjykatën Kushtetuese nga parti që në legjislaturën e kaluar ishin në opozitë.

Sipas tyre, propozimet e LVV-së nuk janë kushtetuese dhe kanë kërkuar nga Gjykata të vendosë “një masë të përkohshme për ndalimin e mbajtjes së seancave, derisa me prioritet ta trajtojë këtë lëndë dhe të marrë një vendim”.

Seanca konstituive ka nisur më 15 prill. Por, që Kuvendi të konsiderohet i themeluar, deputetët duhet që të zgjedhin kryetarin dhe pesë nënkryetarët – për dy votimet kërkohen nga 61 vota.

Vetëm pasi Kuvendi të jetë konstituar, atëherë hapet rruga për formimin e ekzekutivit të ri.

Lajm në përditësim…

Pas

Vijojnë “shkëmbimet” e raketave gjatë natës, bombardohet spitali në Izrael

Para

Trump miraton planet për sulm ndaj Iranit

Para
“U përpoqa ta shpëtoja Iranin”/ Trump: Nuk jam i sigurt nëse bisedimet do të mbahen…

Trump miraton planet për sulm ndaj Iranit

 



Të Fundit

‘Berlini e ka humbur durimin me Izraelin’, ministri i Jashtëm gjerman: Duhet të nis procesi për njohjen e shtetit palestinez

Kosovë, ministrja Hajdari mbrohet sërish në heshtje për rastin e rezervave shtetërore

‘Pandora’/ Aksioni i SPAK në bashkëpunim me autoritetet në Gjermani, zbulohet Call Center-i që mashtronte shtetas gjermanë, arrest me burg për pesë shtetas

Ukraina rikthen pavarësinë e agjencive kundër korrupsionit

Kallëzimi i PD për Irena Gjokën/ Dumani: Duhet të provohet fakti penal, më pas bëhet regjistrimi

“Largohuni tani urgjent!” Rusia pushton qytetin strategjik ukrainas

“Hiqini non gratën”, Kompania e lobimit e PD, letër Marco Rubios: Berisha, jo politikan aktiv

Rregulli i ri për të hyrë në BE, prek dhe qytetarët shqiptarë

“Po hyn në territor të rrezikshëm”, Trump tallet me Medvedev: Ish-presidenti i dështuar rus të ketë kujdes me fjalët

Sot afati i fundit, bizneset dorëzojnë pasqyrat financiare! Kush nuk e dorëzon, do të përballet me ligjin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.