Sociologu Ergys Mërtiri ka reaguar referuar përplasjeve mes palëve politike, ku përmes këndvështrimit të tij, mundohet të identifikojë qëndrimet e tyre.
Sipas Mërtirit dy palët kryesore politike PD-PS nuk janë njëlloj, ashtu sikurse shprehen disa analistë duke u përpjekur të përhapin pasivitet dhe fatalizëm. Socliologu shprehet se një gjë e tillë është një “gënjeshtër e madhe” dhe se diferenca është e dukshme.
Sipas Mërtirit, Partia Demokratike vjen nga një e kaluar qeverisëse korruptive dhe se ka bërë përpjekjet e saj për tu rinovuar, ndërsa nga ana tjetër sipas tij, ajo ka përballë: “nje force qe ka tejkaluar cdo limit, jo thjesht ne korrupsion, por ne instalimin e nje pushteti qe bashkevepron me krimin e organizuar, pa ngurruar te perfshije ne nivele te larta politike, si deputete e kryetare bashkishe, bandite, trafikante, njerez te akuzuar e denuar per vrasje, krim te organizuar, perdhunime ne grup etj.(socilalistët)
Bashke me ta, kemi edhe nje grup oligarkesh qe kane shtene ne dore cdo hapesire trualli apo cdo resurs prej te cilit mund te nxirret ndonje lek ne kete vend. Nepermjet nje shpikjeje si PPP-te, ata marrin ne zoterim asetet natyrore e ekonomike te vendit, pa gare, me te vetmin justifikim, se atyre u ra ndermend ta kerkojne te paret.”-thotë ndër të tjera ai.
Postimi i plotë i sociologut Mërtiri:
Ne kulmin e nje beteje per te shpetuar nga nje kercenim i madh si ky i Edi Rames, ka shume analiste neper media, qe, per ti sherbyer atij, perpiqen te perhapin pasivitet dhe fatalizem, duke thene se te gjitha palet jane njesoj.
Kjo eshte nje genjeshter qe nuk qendron as faktikisht as logjikisht. Diferencat jane te qarta per cdo njeri qe kerkon te mendoje dhe jo te strehohet ne klishe parazitare qe ia shterperojne mendimin dhe zgjedhjet.
Nga njera ane kemi nje force politike (PD) qe vjen nga nje e kaluar qeverisese korruptive (ndonese me nje perpjekje, sidoqofte te pamjaftueshme, per t’u rinovuar) ndersa nga ana tjeter kemi nje force qe ka tejkaluar cdo limit, jo thjesht ne korrupsion, por ne instalimin e nje pushteti qe bashkevepron me krimin e organizuar, pa ngurruar te perfshije ne nivele te larta politike, si deputete e kryetare bashkishe, bandite, trafikante, njerez te akuzuar e denuar per vrasje, krim te organizuar, perdhunime ne grup etj.
Bashke me ta, kemi edhe nje grup oligarkesh qe kane shtene ne dore cdo hapesire trualli apo cdo resurs prej te cilit mund te nxirret ndonje lek ne kete vend. Nepermjet nje shpikjeje si PPP-te, ata marrin ne zoterim asetet natyrore e ekonomike te vendit, pa gare, me te vetmin justifikim, se atyre u ra ndermend ta kerkojne te paret.
Si rezultat, ndersa gjate qeverise se meparshme nje rruge si, bie fjala, Levan-Tepelene (shume e rendesishme per te shmangur stermundimin e kalimit neper kthesat e pafundme te Ballshit, ndersa duam te shkojme ne Gjirokaster, Sarande apo Kakavije), e cila kalon neper nje terren malor e kodrinor, jo dhe aq te lehte per te ndertuar nje rruge, kushtonte me pak se 1 milion euro kilometri (perfshi brenda edhe korrupsionin e rastit), sot rruga Dukat-Orikum do te kushtoje milion euro. Rekordin e ze rruga Milot-Balldren, e ndertuar ne fushe mbi nje trase ekzistuese, te pakten ne gjysmen e saj, do te kushtoje 17 milion euro kilometri, duke shpikur aty edhe nje tunel prej nja 300 metrash qe do te kerkoje gjysmat e parave. Nderkohe me pare, rruga me e shtrenjte e qeverise Berisha, e ndertuar ne terrenin malor me te veshtire te mundshem, ka kushtuar sa gjysma e saj, rreth 9 milion euro kilometri, perfshi brenda tunele ura, dhe carje skarpatesh. Ky eshte efekti i mrekullise se koncensioneve te dhena me oferte te pakerkuar.
Per te mos mjaftuar keto, kemi nje qeveri qe ka monopolizuar gjithcka, pushtetin, mediat, shoqerine civile, tregun, koncensionet… Madje, tashme po monopolizohen edhe zgjedhjet. Edi Rama mund ti vere flaken shqiperise dhe te fitoje cdo pale zgjedhje per shkak se disa militante i ka, qe nuk duan as buke, as uje e as drita, mediat per te manipuluar turmat i ka, ndersa kusurin e blen me leket e trafikanteve dhe mafiozet qe futen ne fushate per te bere vota.
Nuk e di cfare kerkohet me shume per te kuptuar se, jo vetem qe dallimet jane thelbesore, por ne keto kushte kemi te bejme me nje alarm, perballe te cilit nuk ja vlen asnje fare krahasimi. Ne keto kushte, te thuash se jane te dyja palet njesoj do te thote se, ose nuk jeton ne Shqiperi dhe nuk ia ke idene se cfare po ndodh ne kete vend, ose ke paaftesi mendore per te kuptuar nivele te tjera, te ndermjetme midis te mires dhe te keqes se kulluar. Ose thjesht, je aq militant apo i prangosur nga interesat personale sa nuk je ne gjendje te aktivizosh pjeset me minimale te ndergjegjes, per te patur nje gjykim mesatarisht objektiv.
Discussion about this post