Aktori Florjan Binaj, ditën e sotme nëpërmjet një postimi në ‘Instagram’, ka publikuar një foto të sozisë së tij. Duket e pabesueshme, por ngjashmëria me këtë person është e jashtëzakonshme.
Në foton e publikuar aktori shkruan se dikush ja ka dërguar nga Dhërmiu.
“Të gjithë menduat se jam une para shume vitesh por jo…sapo ma dërguan nga Dhërmiu si foto dhe është një turist i huaj. Ky është ai rasti kur natyra(ose Zoti) përton të bëjë diçka të re por përdor të njejtin kallup në vënde të ndryshme.
Për momentin mos e shqetësoni turistin se po puthet me të dashurën”, shkruan aktori.
(E.V/Faxweb.al)
Discussion about this post