Meçan Zotaj, veteran i UÇK-së është rikthyer sërish në studion e ‘Identitet’ pasi rindërtimi i memorialit të Hormovës ndodhet sërish në ngërç. Zotaj bën me dije rindërtimi është pezulluar për shkak të burokracive të bashkisë. Sipas tij, në këtë çështje ka dorë konsulli grek të cilët nuk pranojnë që në memorial të shkruhet historia.
“I gjithë rindërtimi i memorialit ka ngecur te burokracia e ngërthyer nga qarqet e pushteti. Ata e filluan punën me bashkinë e Tepelenës dhe na thanë që memoriali është në kujdesin e bashkisë dhe pasi u miratua na sollën fadronin dhe hapën themelin. Gjatë ngritjes së memorialit filloi të ngjallej pakënaqësi te konsulli grek dhe konsulli ka pas takime të shpeshta me kryetarin e bashkisë.
Unë nuk kam incizim për të vërtetuar këtë, por nëse kërkohet një fakt kam dëshmitarë. Dhe nga Tërmet Premçi më është thënë duam të dimë çfarë do shkruash te memoriali. I thashë do të shkruajmë historinë e vërtetë. Jo tha ka qënë konsulli te unë e më ka thënë çfarë do shkruash. Kjo fjalë më është thënë nga kryetari i bashkisë.
Mbas ndërprerjes së ndërtimit të memorialit, erdha në emision dhe thanë që po vazhdon.
Ata kanë menduar se ne jemi një tufë njerëzit se kanë arritur në një moment që i shohin njerëzit si një tufë të paditurish, ne ndihemi të thyer në besë. Unë kam kërkuar një dokument dhe më kanë thënë s’ka nevojë. Kur doli memoriali se kanë menduar se ndoshta nuk do t’ia arrijmë dot ta ndërtojmë kur filluam të vendosim muret mbi themelet ekzistuese, erdhën dhe na e ndërprenë.”, u shpreh Zotaj.
(R.G/Faxweb.al)
Discussion about this post