Ka ardhur reagimi i parë në lidhje me helmimin masiv të nxënësve në një shkollë të Fierit përmes të cilit i kërkohet Ministres së Arsimit dorëheqja nga detyra.
Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë shprehet se Prokuroria duhet të vihet në livezje duke e konsideruar ngjarjen tepër të rëndë dhe në përmasat e një skandali.
“Pamjet e nxenesve qe transportohen ne spital te kujtojne pamjet e helmimeve masive ne shkollat e Kosoves nga autoritet serbe. Ky incident i rende perseritet ne te njejten shkolle ne harkun kohor te pak diteve me pare konkretisht ne daten 28 shkurt”, shkruehet në reagim teksa sillet në vëmnedje një ngjarje e ngjashme e shënuar pak ditë më parë në po të njëjtën shkollë.
Reagimi i plotë:
Helmim masiv ne gjimnazin e Fierit, Besa Shahini te dorehiqet, Prokuroria te vihet ne levizje.
Nje ngjarje e rende ne permasat e nje skandali eshte rregjistruar ne gjimnazin e Fierit “Janaq Kilica” ku rreth 30 nxenes kane perfunduar ne spital me shenja te renda helmimi.
Nje person dyshohet se ka hedhur gaz lotsjlles, duke deshmuar se siguria ne shkolla mbetet vetem ne virtualitet dhe policimi ne shkolla eshte nje projekt i deshtuar.
Pamjet e nxenesve qe transportohen ne spital te kujtojne pamjet e helmimeve masive ne shkollat e Kosoves nga autoritet serbe.
Ky incident i rende perseritet ne te njejten shkolle ne harkun kohor te pak diteve me pare konkretisht ne daten 28 shkurt.
Policia per ate ngjarje u shpreh se ka ndodhur pas nje eksperimenti ne oren e kimise, teksa KSSH e rrezoi kete piste.
Skandali u riperserit kete here me pasoja me te renda.
Konfederata e Sindikatave i kerkon Ministres Arsimit Besa Shahinaj te jape doreheqjen.
Prokuroria te nise hetimet urgjentisht dhe shkaktaret duhet te pergjigjen ligjerisht
(F.GJ/FAXWEB.AL)