Një grua është vrárë nga peshkáqeni i bardhë, në shtetin e Maine në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo vrásje përbën rastin e parë kur një person ka gjetur vdèkjen nga sùlmi i peshkáqenit në këtë shtet.
Gruaja ishte duke notuar afër ishullit Bailèy, afër qyteti të Portland, të hënën, kur u sùlmua. Emri i saj, raporton BBC, është Julie Hòlowach, 63 vjeçare, një ekzekutive mode nga New Yorku.
Është vetëm sùlmi i dytë i regjistruar në histori të Maine, pasi peshkáqenët janë shumë të rrallë në këto ujëra. Hòlowach ishte duke notuar vetëm 18 metra nga bregu bashkë me vajzën e saj, kur u sùlmua. Lèndime ka pësuar edhe vajza e víktimës.
Një person që kishte parë ngjarjen ka treguar se gjithçka ishte e zakonshme dhe mund të dëgjoje dy gratë duke qeshur, kur papritmas kanë filluar brítmat.
“Krejt pa pritur e kam dëgjuar duke bèrtítur dhe më pas është fùndosur nën ujë. Dukej sikur u tèrhoq poshtë”, thotë dëshmitari.
Ai tregoi se vajza kur e pa nënë tek fùndosej, filloj të notonte në drejtim të saj.
Discussion about this post