Avokati i njohur Spartak Ngjela në një intervistë për ‘Fax News’ ka komentuar incidentin e ditës së djeshme në Bularat ku mbeti i vrarë 35-vjeçari grek Kostandinos Katcifas në një shkëmbim zjarri me policinë shqiptare.
Avokati tha për ‘Fax News’ se në gjithë këtë çështje ka vetëm një pyetje juridike “Ka qëlluar ndaj policisë shqiptare apo jo?”.
Këtu mbaron e gjitha sipas tij pasi çdo polici nëse i qëllon me armë, të përgjigjet me të njëjtën monedhë.
Spartak Ngjela ka folur edhe në lidhje me varrezat greke në Shqipëri, dhe sipas tij lejimi i tyre ishte një gabim shumë i rëndë.
“Ai ka qëlluar, pse u çmend RENEA ta vriste atë? Duket ai është një shtet në hall por nuk kanë faj shqiptarët, kanë shumë gjëra për t’i paguar Shqipërisë. Të gjitha këto krijojnë një tension tek pala greke janë në krizë. Gjithë aleanca e madhe që ishte me ta tani është me ne, ne e përballuam për 200 vjet, ta përballojnë edhe ata, ku ka grekë këtu jeni në vete, nuk ka grekë në Athinë, ai vjen i kërkon në Shqipëri, tani janë të trembur. Nuk mund të krijojnë agresion kundër Shqipërisë. Ata i tremb fakti që janë dy shtete shqiptare sot, është edhe një i tretë që po del por vlerën e madhe e kanë fuqitë e mëdha për këtë, amerikanët.
Ishte një gabim shumë i rëmdë lejimi i varrezave greke, s’ mund të ketë agresori varreza tek ai që e ka sulmuar. Këtë e ka bërë vasaliteti shqiptar, dhe korrupsioni shqiptar”, tha Spartak Ngjela.
Sipas tij reagimi i kryeministrit të Shqipërisdë Edi Rama, duke mbrojtur policinë shqiptare është korrekt.
“Si, do dali kundër policisë së vet. Juridikisht ka vetëm një pyetje “ka shtier apo jo ndaj policisë, mori fund. Kryesorja është ka shtjerë apo jo, ka shtjerë, kaq mbaroi. Ka një koneksion se policia ka kërkuar ndihmë tek RENEA, pyetje bëhet se pse u thirr RENEA për një individ. Policia kishte parë një njeri qëllonte dhe bënte terror, atëherë u thirr RENEA . Problemi është a ka shtjerë apo jo, ata thonë që mund të ishin marrë masa tjera, po mirë merrini masat ju që të mos na vijnë këtu njerëz të armatosur.
Është politika greke 150 vjeçare kërkojnë grekë me qirinj, Vorio-Epir, por Vorio-Epiri ka qenë shqiptar, nëse do të vazhdojnë kështu do ta kënë shumë keq, pas reformës në drejtësi të maten mirë ato se vështirë të blejnë këtu. Ata të bëhen shtet serioz dhe të durojnë ngritjen e botës shqiptare. E vetmja rrugë. Të gjitha të tjerat…qeshin ndërkombëtarët me ta, ashtu siç u tha Merkeli ‘ku ka grekë, jeni shqiptarë’”, u shpreh Ngjela.
Sipas tij ky incident nuk do ta pengojë Shqipërinë në rrugën e saj integruese, paasi e vetmja gjë që po e penalizon Shqipërinë është sabotimi që po i bëhet reformës në drejtësi nga të korruptuarit.
Intervista e plotë:
(B.H/Faxweb)
Discussion about this post