08:36 | 11/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ngjarja e Elbasanit, reagon Taulant Balla: Mëngjesin e sotëm kanë zbarkuar automjete me paramilitarë të PD-së, po terrorizojnë qytetarët

17:44 | 21/04/2021
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ngjarja e Elbasanit, reagon Taulant Balla: Mëngjesin e sotëm kanë zbarkuar automjete me paramilitarë të PD-së, po terrorizojnë qytetarët

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla në një deklaratë për mediat është shprehur se autorësia e ngjarjes së sotme në Elbasan i përket Partisë Demokratike dhe Presidentit Ilir Meta.

Sipas tij ngjarja është kryer nga paramilitarë të PD-së të cilët kanë zbarkuar këtë të mërkurë në qytet. Ai u bëri thirrje qytetarëve të Elbasanit që të mos bien pre e provokimeve dhe të qëndrojnë të qetë.

Taulant Balla:

Sot në Elbasan ka ndodhur një ngjarje tepër e rëndë për të cilën është informuar mbarë publiku dhe prej momentit të parë jam munduar të marrë të gjithë infomracionet e nevojshme dhe kam informuar të gjitha organizatat e PS në Elbasan që të ruajnë qetësinë dhe të mos bien pre e provokimeve.

Partia Demokratike jeni të gjithë dëshmitarë që nga ajo ngjarje e shëmtuar e Ditës së Verës edhe për të ardhur deri sot në këtë ngjarje të rëndë ku ka humbur jetën një qytetar i Elbasanit dhe është plagosur një punonjëse e policisë dhe persona të tjerë. Erdha këtu në Spitalin e Elbasanit për të parë nga afër shëndetin e punonjëses së policisë, e ka hedhur më të keqen sigurisht.

Besoj jemi të gjithë dëshmitarë që sot në mëngjes kanë zbarkuar furgona me paramilitarë të Partisë Demokratike të cilët kanë terrorizuar banorët e zonave të ndryshme, sikurse ka ndodhur sot dhe dëshmitarë janë të gjithë banorët e lagjes ‘5 Maji’ këtu në Elbasan. Autorësinë e këtij akti të rëndë duhet t’ia lëmë organeve ligjzbatuese, policisë së shtetit dhe prokurorisë për të çuar para drejtësisë vrasësin dhe porositësin e vrasjes. Fugoni i loguar nga Partia Demokratike, ka mbajtur brenda persona të armatosur dhe personi që ka kryer ngjarjen është identifikuar dhe arrestuar.

Ajo që më vjen keq dhe nuk dua aspak ta komentoj, është reagimi i turpshëm i drejtuesit të listës së PD-së në Elbasan që përdhosi personin që ka humbur jetën vetëm pak metra larg viktimës. Thirrja ime për të gjithë qytetarët e Elbasanit është ju lutem, ju jeni njerëz që dini të vlerësoni rëndësinë e këtij momenti dhe nuk duhet rënë pre e provokimeve. Ajo që ne si Elbasan duhet ti japim të gjithë këtyre paramilitarëve që kanë zbarkuar nga çdo cep i Shqipërisë, thjesht ti dënojmë me votë më 25 Prill.

Thirrja ime është të bashkohemi më shumë se kurrë për të dënuar me votë këta paramilitarë që sot kryen një akt dhe krim të rëndë në qytetin tonë të bukur e Elbasanit.

(R.G/Faxweb.al)

Pas

Ngjarja e rëndë me një viktimë dhe katër të plagosur në Elbasan, reagon Ambasada Amerikane

Para

Alarm në London Bridge, gjendet një pako e dyshimtë. Dëshmitarët: Po vrapojnë të gjithë nëpër shinat e trenave

Para
Alarmohet Ura e Londrës,  evakuohet i gjithë stacioni nga një “send i dyshimtë”

Alarm në London Bridge, gjendet një pako e dyshimtë. Dëshmitarët: Po vrapojnë të gjithë nëpër shinat e trenave

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mirditë/Dy shtetas arrestohen për bllokim rruge dhe kërcënim ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje, njëri në gjendje të dehur.Sekustrohen lista me të dhëna zgjedhësish

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali, e para lidere politike që voton: Sot është dita e Shqipërisë, të tregojmë që jemi evropianë

Vijon procesi i votimit në Gjirokastër! Të hapura janë 198 qendra votimit të regjistruar mbi 115 mijë votues

Shqipëria voton sot për parlamentin e ri/ Vjen reagimi i parë nga Rama

Tiranë, Njësia nr. 10: Votim elektronik sjell vështirësi për moshën e tretë.Qytetarët rikthehen për të përfunduar procesin

Lezhë/Nis procesi i votimit, probleme teknike në disa qendra.Bllokohet votimi në Pallatin e Kulturës

Probleme në qarkun e Shkodrës, nuk kanë mbërritur komisionerët në disa qendra votimi.Ndërpritet energjia elektrike në një QV

Zgjedhjet, nis votimi edhe në qarkun e Beratit

Ka nisur normalisht proçesi zgjedhor në Lushnje dhe Divjakë

Zgjedhjet parlamentare, nis votimi në qarkun e Elbasanit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.