Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste dhe njëherësh kandidat për deputet i qarkut të Elbasanit, Taulant Balla ka shkuar në spital për të vizituar efektiven Xhensila Sote.
Burimet bëjnë me dije se gjendja shëndetësore e efektives së FNSH-së, Xhensila Sote paraqitet e qëndrueshme, ndërsa ka marrë një plumb në këmbë.
Kujtojmë se si pasojë e të shtënave me armë ku humbi jetën Pjerin Xhuvani, kanë mbetur të plagosur edhe dhëndri i viktimës Eltojn Bodinaku, i cili është në gjendje kritike për jetën, Emiljan Prenga 39 vjeç, Pavlo Vuksani, 50 vjeç.
Konflikti dyshohet se ka nisur pasi anëtarë të Partisë Demokratike së bashku me drejtuesin politik të qarkut, Gazmend Bardhin, kanë ndaluar një automjet në të cilin ndodhej viktima dhe të plagosurit të cilët dyshohet se po shpërndanin para për blerjen e votave, në lagjen ‘5 Maji’ të qytetit.
(R.g/Faxweb.al)
Discussion about this post