21:18 | 12/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ngjarja e rëndë në Fier “bashkon” Manjanin me Bregun: “Burrë-shtaza” meriton një dënim mbi-njerëzor

19:37 | 04/12/2016
në Aktualitet, Politikë
0
Ngjarja e rëndë në Fier “bashkon” Manjanin me Bregun: “Burrë-shtaza” meriton një dënim mbi-njerëzor

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar menjëherë pas akuzave të deputetes demokrate Maljlinda Bregut rreth ngjarjes së rëndë të Fierit ku bashkëshorti hodhi nga ballkoni bashkëshorten e tij.

Viktima, sipas Bregut, kishte marrë një urdhër mbrojtje më parë ndërkohë që ministri i përgjigjet se nuk di shumë detaje për çështjen e lëshimit të urdhërit. Pyetjet e saj janë edhe të tij.

Më poshtë reagimi i plotë i Yllit Manjanit:

Përshëndetje, Deputetja dhe Kryetarja e Komisionit Parlamentar të Integrimit, zonja Majlinda Bregu ka ngritur një shqetësim në lidhje me ngjarjen e rëndë të Fierit. Ndaj të njëjtat shqetësime me zonjën Bregu. Ngjarja është tepër e rëndë aq sa i tejkalon kufinjtë e njerëzores! “Burrë-shtaza” që e ka kryer këtë krim meriton pa dyshim një ndëshkim mbi-njerëzor! Në këtë moment nuk di shumë detaje për çështjen e lëshimit të urdhërit të ekzekutimit, por pas një interesimi on line të personelit të Ministrisë, del gjykata e Fierit ka pranuar edhe provizorisht edhe përfundimisht kërkesën e zonjës së ndjerë tashmë. Do të doja të kisha një informacion shterrues për pyetjet e zonjës Bregu, por në këtë moment pyetjet që ajo ngre janë edhe të miat. Pra pyetjet; Përse megjithë urdhërin e mbrotjes e ndjera jetonte përsëri me burrin agresor?! Kush ka gabuar gjykata që ka lëshuar urdhërin apo zbatuesit e atij Urdhëri?! Megjithë statusin ende të paqartë ligjor, në këtë situatë post-reformë ( askush nuk e di tashmë nëse duhen zbatuar ligjet e reja, që kanë hyrë në fuqi por nuk zbatohen dot, apo do vazhdohet me ligjet e vjetra!!), do te çel nesër një proces hetimor Administrativ, për të sqaruar këto pyetje.Në çdo rast ky hetim do sqarojë edhe përgjegjësitë përkatëse. Ekziston gjithashtu një rrugë tjetër më e shpejtë, hetimi Penal që besoj ka nisur tashmë!

Etiketa: bashkeshortenbashkeshortibreguFiermanjaningjarjapolitike
Pas

Shtubina i lumtur për barazimin: Dua të kujtohem si ish kapiteni Sinani

Para

Agostineli: Salihi gaboi përsëri, por mbetemi të parët

Para
Agostineli: Salihi gaboi përsëri, por mbetemi të parët

Agostineli: Salihi gaboi përsëri, por mbetemi të parët

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ndihmës Sekretari i Shtetit arrin në Kosovë, SHBA thekson prioritetet për stabilitet dhe zhvillim rajonal

Shkodër – Gjetet pa shenja jete në makinë, dyshohet për arrest kardiak

Arrihet marrëveshja historike! Franca bie dakord për krijimin e shtetit të ri “Kaledonia e Re”

Dhjetëra deputetë britanikë letër qeverisë: Të njohim Palestinën si shtet!

Ndarja nga jeta e ish-ambasadorit gjerman në Shqipëri! Berisha: Mik i shquar i ditëve më të vështira të shqiptarëve

Panik në ajër, avioni i nisur nga Kroacia përfshihet nga flakët mbi Itali

Sllovakia synon të arrijë marrëveshje me BE-në për ndërprerjen e furnizimeve me gazin rus, Fico: Kemi afat deri të martën!

Shkodër/ Shpërthen bombël gazi në një banesë, dëmtohet pronari

Serbët, provokime në Srebrenicë/ Në ditën e përvjetorit, vendosin muzikë nacionaliste!

Rusia paralajmëron kundër aleancës së sigurisë që synon Korenë e Veriut

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.