02:37 | 12/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ngjarja e rëndë në Fier, Bregu-Manjanit: Viktima kishte “urdhër mbrojtje”

17:47 | 04/12/2016
në Aktualitet, Politikë
0
Ngjarja e rëndë në Fier, Bregu-Manjanit: Viktima kishte “urdhër mbrojtje”

Ngjarja e djeshme në qytetin e Fierit, ku 52-vjeçari Ferdinand Ruko hodhi nga ballkoni bashkëshorten Liljana Ruko, ka tronditur mbarë opinionin publik. Kanë qenë të shumta reagimet rreth kësaj ngjarjeje dhe këtu nuk mungon as politika.

Deputetja demokrate Majlinda Bregu ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku pyet ministrin e Drejtësisë Ylli Manjani lidhur me mandatin e mbrojtjes që ka patur viktima.

Postimi plotë:

“Zoti Minister i Drejtesise, Nje grua eshte flakur dje nga nga ballkoni i shtepise si placka me e pavlefshme, nga nje Burre-Shtaza i radhes. Mediat thone sot se Viktima ka patur nje Urdher Mbrojtje nga Gjykata e Fierit, pas denoncimeve te meparshme per ushtrim dhune ndaj saj. Urdhri i mbrojtjes kur nje grua e dhunuar kerkon ndihme, e detyron kriminelin burre qe pavaresisht nga “soji i hallit” qe paraqet si shkak per shtazerine: -te largohet nga banesa – te mos i afrohet bashkeshortes dhe femijeve – te ruaje distancen nga shtepia ku ajo jeton bashke me femijet apo nga vendi i punes dhe shkolles se femijeve etj etj. Une jam e qarte se fuqia jone e veprimit dhe reagimit kunder nje kercenimi si dhuna ndaj grave qe eshte terrorizem I qarte, I paster, I cmendur ne vend te jete po aq e eger sa egersia e Shtazeve, po rrezikon te mbetet vetem tek keqardhja njerezore. Por ky rast po me tmerron nga ky detaj: Urdhri i Mbrojtjes! Zoti Minister, Kush eshte ai Gjyqtar qe paska leshuar nje Urdher Mbrojtje qe e le burrin qe gruaja e padit per dhune, te jetoje ne nje shtepi me te derisa ta hedhe nga ballkoni???? Nese kjo eshte teresisht e vertete, padine per kete Gjyqtar, do ta bej Vete!”.

Ngjarja në fjalë ndodhi pasditen e djeshme në lagjjen “Kushtrimi” në Fier, ku 52-vjeçari pasi e dhunoi fizikisht, e hodhi bashkëshorten nga ballkoni. Liljana Ruko, 48-vjeçe, ishte nënë e dy fëmijëve.

Sipas autorit, gjithçka ndodhi pas denoncimit që bashkëshortja kishte bërë ndaj tij një muaj më parë në polici për ushtrim dhune.

Etiketa: bregudhunaFiermanjaningjarjapolitike
Pas

104-vjetori i krijimit, Forcat e Armatosura hapin dyert për qytetarët (VIDEO)

Para

Alexander Van der Bellen zgjidhet presidenti i ri i Austrisë

Para
Alexander Van der Bellen zgjidhet presidenti i ri i Austrisë

Alexander Van der Bellen zgjidhet presidenti i ri i Austrisë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Numërimi në Lezhë/ PD kryeson në tre kutitë e para, surprizë mungesa votave për PSD

Nis numërimi i votave në Lushnjë, si ndahen votat mes PS, PD, Mundësisë dhe ‘Djathtas për Zhvillim’

Nis numërimi i votave në Lezhë, koalicioni PD-ASHM në avantazh me mbi 50%. Ja sa vota merr PS

Dalin rezultatet e para nga Kukësi në Qendrën e Votimit 001

Qarku Dibër nis numërimin, hapen 4 kutitë e para/ 2 Qendra Votimi në Mat dhe 2 në Klos, kryeson PS me 551, PD me 326 e treta vjen Mundësia me 8 vota

KQZ merr në dorë vlerësimin e zarfeve “B” kur nuk kryhet nga strukturat përkatëse

Hapet kutia e parë e Tiranës, kryeson PD me 45%, ndiqet nga PS

Rezultatet e votave për zgjedhjet parlamentare 2025, ndiqini në kohë reale në Fax News!

Përfundon numërimi në Pustec/ PS merr shumicën e votave, siguron 1,052, PD-ASHM merr 460

Zgjedhjet parlamentare,105 kuti të Tiranës në pritje të trajnimit të numëruesve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.