Një ngjarje e rëndë e ndodhur në Zivicër dhjetë vite më parë, ka çuar pas hekurave një shtetas kosovar ditët e fundit. Shqiptari nga Kosova u dënua nga gjykata zvicerane me 6 vite burg pasi akuzohet se përdhunoi të dashurën e mitur të djalit të tij.
52-vjeçari nga Kosova e ka përdhunuar vajzën që kur ajo ishte 16 vjeç e megjithatë dënimi dhe arrestimi i tij ka ardhur vetëm 8 vite më vonë, Vajza zvicerane ishte lidhur me njërin nga djemtë e agresorit dhe kishte shkuar në shtëpinë e këtij të fundit kur ishte ende adoleshente.
Nga dëshmia e saj mësohet se babai i të dashurit i ka shkuar në dhomë dhe e ka përdhunuar në formë anale, shkruajnë mediat zvicerane. Por shqiptari nuk u mjaftua me kaq pasi disa javë më vonë i shkoi përsëri vajzës për ta dhunuar, por kësaj here, së bashku me dy burra të tjerë.
Zvicerania qëndroi edhe katër vite të tjera e lidhur me djalin e kosovarit, deri sa ajo vetë vendosi në fund të denonconte historinë e dhimbshme te autoritetet e drejtësisë.
Ndërpreu kontaktet me ish-të dashurin dhe paditi të atin e tij dhunues. 52-vjeçari emri i të cilit nuk bëhet i ditur ka mohuar të jetë fajtor për përdhunimin e vajzës dhe e ka quajtur gjithçka të sajuar.
Mirëpo mësohet se gjykatësi i cili e dënoi është shprehur se në eksperiencën e tij, rrallë herë ka parë krime të tilla brutale. Një intrigë e tillë, mes njerëzve që as nuk e njohin njëri-tjetrin, sipas gjykatësit, do të ishte absolutisht e pamundur.
Gjykata e Lartë e Zyrihut ka hedhur poshtë kërkesën për rishqyrtim të të pandehurit duke lënë në fuqi dënimin e Gjykatës Rajonale me gjashtë vjet burg dhe 20 mijë franga dëmshpërblim.