Ervis Dedej dhe Keli Keci ishin dy të rinjtë që tmerruan banorët e Rrogozhinës mbrëmjen e sotme. Pas një konflikti verbal rreth orës 21:00, u rrahën me grushte por ngjarja agravoi deri në përdorimin e armës së zjarrit.
Ishte Ervis Dedej që tha se do të shkonte në makinë për tu kthyer sërish në vendin e ngjarjes. Ai u kthye me një armë zjarri ‘pistoletë’, me të cilën qëlloi dy herë në drejtim të 26 vjeçarit Keli Keci.
Ky i fundit po merr trajtim mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë, ndërkohë që Dedej është shpallur në kërkim. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të mësuar rrethanat e këtij konflikti. (A.M/Faxweb.al)