Arkitekti Astrit Seranaj ishte së bashku me aktivistët që u shoqëruan mbrëmjen e kaluar në mënyrë të dhunshme nga efektivët e policisë pasi janë shoqëruar në komisarit.
Në intervistën për Fax News, Seranaj ka zbuluar se ka pasur dhimbje të tmerrshme ndërsa do të kryejë raportin mjeko-ligjor për të nxjerrë para drejtësisë këdo që ka ngritur dorën ndaj tij.
“Pa asnjë shkak, po shkoja tek pedonalja kur më shoqëruan me dhunë.
Ajo që më ndodhi mua është se u ktheva mbrapa dhe dola mbrapsht dhe policët që ishin aty e më kanë njohur, më ushtruan dhunë dhe për 10 minuta sa erdhi makina e policisë, dhimbjet ishin aq të tmerrshme sa bërtisja. Kam ndrydhje të krahut të majtë, brenda në komisariat me goditi me shpullë një polic.
Në momentin fillestar isha vetëm, pastaj mu afruan miq. Videot ja fshinë Ergys Mërtirit se e kishte filmuar të gjithë dhunën ndaj meje dhe aktivistëve të tjerë. Nuk e mbaj mend kur kemi dalë por kemi qëndruar nga ora 19.00 deri në 23.00. Për orë më radhë nuk më lejuan të takoj avokatin”, tha Seranaj. (A.M/Faxweb.al)