Presidenti i Amerikës, Donald Trump është përfshirë në një skandal që po bën bujë të madhe në rrjet. Një ish-modele, e quajtur Amy Dorris e ka akuzuar për sulm se.ksual në turneun e tenisit US Open në vitin 1997.
Ajo ka dhënë një intervistë për “The Guardian” dhe ka treguar versionin e saj të ngjarjes. Dorris, vetëm 24-vjeç në atë kohë, pretendon se Trump e ka sulmuar jashtë tualetit në zonën VIP, duke e prekur në vendet intime.
“Ai më futi gjuhën në fyt dhe unë po e shtyja. Dhe atëherë ai më kapi më fort dhe duart e tij ishin në të pasmet e mia, në gjoksin tim, shpinën, kudo. Une isha në kontrollin e tij dhe nuk mund të dilja. Nuk e di se si e quani ju kur i futin gjuhën në fyt dikujt. Unë e nxora me dhëmbë. Po e shtyja. Dhe mendoj se mund t’i kem lënduar gjuhën. I thashë “Jo, të lutem ndalo por atij nuk i interesonte. Nuk ka rëndësi kush je, kur dikush të thotë jo është jo. Por kjo nuk funksionoi për mua, nuk ishte mjaftueshëm. Isha në shok. U ndjeva e dhunuar”, ka treguar ish-modelja, e cila sot është 48-vjeç.
Trump dhe avokatët e tij i kanë mohuar këto akuza, duke u shprehur se presidenti nuk e ka ngacmuar kurrë ish-modelen. Nëna e modeles dhe një shoqe e saj kanë treguar se Dorris i ka thirrur menjëherë pas sulmit. Po ashtu ish-modelja ka treguar disa foto me presidentin në Neë York për të provuar që janë gjendur në të njëjtin vend.
Discussion about this post