13:40 | 23/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Të fshehtat e atenatit ndaj shqiptarit në Romë/ Cilat janë pistat ku po hetohet ngjarja, bashkëshortja e 38-vjeçarit pronare…

20:57 | 22/09/2020
në Aktualitet, Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Të fshehtat e atenatit ndaj shqiptarit në Romë/ Cilat janë pistat ku po hetohet ngjarja, bashkëshortja e 38-vjeçarit pronare…

“Gjithçka të çon te krimi i organizuar”. Kështu nis një shkrim i gazetës italiane La Pepubblica për atentatin ndaj një shqiptari paraditen e së dielës në plazhin e Torvaianica në afërsi të Romës. Një person i paidentifikuar qëlloi me 2 plumba Selvadi Shehajn, 38-vjeç në mes të plazhit të mbushur me njerëz.

Shqiptari ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin San Camillo dhe sipas mjekëve me shumë gjasë do të mbetet i paralizuar. Dosjen e ka marrë tani në dorë anti-mafia italiane e Romës e koordinuar me zëvendësprokuroren Ilaria Calò. Hetuesit po përpiqen të zbulojnë motivet e atentatit.

Shehaj është bashkëshort i njërës prej pronareve të fabrikës “Bora Bora” me të cilën ka edhe një djalë 3 vjeç. Gruaja është marrë në pyetje, por nuk ka dhënë detaje për autorët apo motivet. Karabinierët kanë këqyrur kamerat e sigurisë në zonë, por nuk kanë gjetur shumë.

Pista më e mundshme është ajo e prishjes së pazareve të drogës. Shehaj u la në arrest shtëpiak 2 muaj më parë (iu gjetën 5 kg kanabis) pasi kishte vuajtur 2 vjet e gjysme burg. “La Repubblica” shkruan se anti-mafia e ka vënë re së fundmi një rritje të aktivitetit kriminal në këtë zonë.

Për këtë shkak edhe Prefekti i Romës ka ngritur një komitet për sigurinë që do të analizojë rritjen e kriminalitetit në zonë, përfshirë edhe atë shqiptar. Edhe anti-mafia thotë se vitet e fundit në zonë ka pasur denoncime të shumta për kërcënime që kishin marrë administratorë biznesesh në bregdet.

Hetimet janë shtrirë deri në vrasjen e ultrasve të Lacios një vit më parë që dyshohet se u ekzekutua nga shqiptarë të lidhur me grupe të Europës Lindore.

Pas

Situata kriminale në vend, rotacion në radhët e drejtuesve në policinë e Elbasanit (Emrat dhe lëvizjet)

Para

Përçahet koalicioni fitues në Mal të Zi? Abazoviç mbështet Krivokapiç për kryeministër, Fronti Demokratik del kundër

Para
Përçahet koalicioni fitues në Mal të Zi? Abazoviç mbështet Krivokapiç për kryeministër, Fronti Demokratik del kundër

Përçahet koalicioni fitues në Mal të Zi? Abazoviç mbështet Krivokapiç për kryeministër, Fronti Demokratik del kundër

Discussion about this post

 



Të Fundit

Oficerë të BKH-së në burgun e Durrësit! Erion Veliajt i komunikohen akuzat në qeli, kryebashkiaku firmos aktet në praninë e një prej avokatëve

”Digjen” Lapaj dhe daja i Shabanit/ Ja kush e merr mandatin e koalicionit ‘Nisma Shqipëria Bëhet’

Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin për Aleksandër Lahon! Ja për çfarë akuzohet “Rrumi i Shijakut”

SPAK zgjat me 3 muaj hetimet për Benet Becin, akuzohet për shkelje të barazisë në tendera

Ursula von der Leyen: BE dhe Japonia do të bashkëpunojnë kundër praktikave të padrejta tregtare

Denoncimi i Sali Berishës për votën e diasporës në Itali: Në 50 përqind të rasteve fletët nuk u dorëzuan tek votuesit! U ‘mbytën’ në Adriatik

Korçë/ Aksident në afërsi të fshatit Dvoran, plagoset një çift bashkëshortësh

Samiti BE-Kinë, tensione, përplasje dhe pritshmëri të ulëta nga takimi i nivelit të lartë

Sherr në Ksamil/ 36-vjeçari shqiptar goditet nga dy turistet austriake, të rejat pretendojnë se i ngacmoi

Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin për Aleksandër Laho, 2 vite burg për korrupsion

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.