Një kònflikt për motive të dobëta ka ndodhur mes dy vëllezërve në Gjirokastër, njëri prej të cilëve është kryeplak në fshatin Këllëz, Njësia Administrative Lunëxhëri. Përshkallëzimi i shèrrit mes Panajot dhe Jano Janaqi u ndalua me ndërhyrjen e pòlicisë.
Forcat e pòlicisë arritën menjëherë në vendngjarje dhe nisën kontrollin në banesën e kryeplakut Jano ku gjetën ármatime. Në cilësinë e provës materiale, sekuèstruan dy ármë gjahu pa leje dhe një me leje.
Ndërkohë që po kryhen veprimet proceduriale, kryeplaku është shoqëruar për në komisariat.(A.M/Faxweb.al)