Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e Kodrës së Diellit, te rruga “Bill Klinton”.
Mësohet se ajo që u përfol fillimisht si áksident ka qenë një átentat, i cili nuk ka shkuar siç duhet. Mjeti tip Ford Focus që u largua nga vendngjarja me karoatrecin e Pòlicisë së Shtetit dhe kishte përfunduar mbi trotuar, është përdorur nga átentatori, i cili më pas e bráktisi.
Mësohet se drejtuesi i këtij mjeti, i ka zënë prit një mjeti tjetër tip Audi dhe ka nisur ta qèllojë fillimisht me levë hekuri duke i thyer xhamat.
Por menjëherë, shoferi i Audit luksoz i ka dhënë gaz dhe e ka marrë përpara Fordin që i kishte zënë rrugën duke e hedhur mbi trotuar, në hyrjen e një shtëpie në krah të rrugës. Kur ka parë se nuk e ka realizuar dot átentatin, i riu drejtues i Ford-it, ka marrë dokumentat nga makina dhe “ia ka futur vrapit”, raporton newsbomb.al.
Në vendngjarje kanë mbërritur më pas forcat e pòlicisë që kanë dokumentuar provat dhe një karoatrec që ka marrë mjetin e bráktisur të átentatorit. Deri tani nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga Pòlicia, ndërsa nuk dihet as identiteti i të përfshirëve në átentat.