Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme në burgun e Zaharisë në Krujë. Ka vr.árë veten duke u vetëvárur Zamir Topi, autor i vrasjes së Dashnor Osmanit në pazarin e Korçës rreth 4 muaj më parë.
Autori vuante dënimin në burgun e Fushë- Krujë, pasi ishte me probleme të shëndetit mendor. Zamir Topi, autori i vr.asjes me sëpatë të Dashnor Osmanit, ka varur veten në qelinë e tij në orët e vona të darkës. Burimet konformojnë se Zamir Topi kurohej me mjekim të detyruar për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike.
4 muaj më parë Zamir Topi ka goditur me sëpatë në kokë shtetasin Dashnor Osmani duke e lënë të vde.kur në vend në Pazarin e Korçës. Vetëm pak minuta më pas ai u kap nga policia duke mbajtur sëpatën në dorë.
Zamir Topi deklaroi në polici se shkak për ngjarjen e rëndë është bërë një sherr me Dashnor Osmanin për va.rrin e nënës. Autori pretendonte se Topi, i cili shiste banane në zonën e Pazarit të Korçës, i ka dëmtuar va.rrin e nënës.
Topi dhe Osmani kanë varrosur në 2014 në Korçë të afërmit pranë njëri-tjetrit, dhe autori i krimit kishte ngritur pretendimet se Dashnor Osmani i kishte dëmtuar rëndë varrin e nënës së tij.
Zamir Topi ka deklaruar se i kishte kërkuar Osmanit të hiqte varrin e të afërmit nga aty dhe t’i rregullonte varrin e nënës. Mes Osmanit dhe Topit ka pasur konflikt të vazhdueshëm për këtë çështje.
Gjatë marrjes në pyetje mësohet se Topi ka shfaqur pendesë për krimin. Ndërkohë që familja e autorit, të cilët kishin më shumë se 1 muaj që nuk kishin komunikuar me të, ka hapur dyert e mortit në fshatin Pocestë.
Discussion about this post