Shpèrthimi i një makine e ka kthyer në trágjedi festën e Kurban Bajramit në Afganistan, ku kanë ndërruar jetë të paktën 17 persona. Një bòmbë ishte vendosur tek makina në provincën Logar teksa besimtarët po festonin mbrëmjen e Bajramit.
Talibanët kanë mohuar që të kenë lidhje me sùlmin, ndërkohë që shteti islamik nuk ka bërë ende asnjë koment për këtë ngjarje. Sùlmi besohej të ishte kryer nga një sùlmues me qëllim vrásjen, tha Dedar Lawang, zëdhënësi i guvernatorit të Logar, për agjencinë e lajmeve AFP.
Shpèrthimi ndodhi pranë zyrës së guvernatorit dhe ku shumë njerëz po bënin pazar për festivalin.(A.M/Faxweb.al)