Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Fier-Lushnje, ku kanë mbetur të lënduar dy persona. Në pamjet e siguruara nga Fax News, vihet re se një automjet tip Audi është në mes të rrugës me xhama të thyer dhe pjesa e përparme është shkatërruar plotësisht.
Mbetet e paqartë se si është shkaktuar aksidenti, ndërsa në vendin e ngjarjes nuk kanë mbërritur ende forcat e policisë. Trafiku duket i rënduar, por automjetet e tjera përpiqen të kalojnë në anët e tjera të rrugës për të mos e bllokuar tërësisht aksin.
Në vendin e ngjarjes nuk ndodhen të lënduarit pasi mund të jenë dërguar me urgjencë në ambulancë, por nuk dihet si është gjendja e tyre shëndetësore.