Një alarm është dëgjuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Greqi ku raportohet se është dëgjuar një shpërthin në një anije të ankoruar në portin e Heraklionit. Për pasojë janë plagosur katër persona, një prej të cilëve, 30 vjeç ndodhet në gjendje të rëndë.
Dyshohet se shpërthimi ndodhi për shkak të një problemi në energjinë elektrike në njërin prej tankerave të ujit të nxehtë teksa trageti ishte në port duke shkaktuar alarm në zonë.
Në vendngjarje ka mbërritur ambulanca për të trajtuar të lënduarit që kanë marrë plagë të rënda nga djegiet.
“Tashmë ka filluar hetimi, për të parë saktësisht se si ndodhi shpërthimi dhe shkaqet e tij. Ajo që është e sigurt është se ka të bëjë me zonën e dhomës së motorit dhe deri më tani vlerësimi është se një pompë shpërtheu”, sqaroi Autoriteti Qendror Portual i Heraklionit.