Disa të burgosur i kanë vënë flakën dyshekëve në mjediset e burgut të Vlorës, në shenjë proteste pse shokët e tyre të qelise u futën në izolim, pas sherrit dhe konfliktit fizik që ata kishin patur.
Një efektiv i policisë së Burgjeve si pasojë e kësaj ngjarjeje është dërguar në spital pas asfiksisë nga tymi.
NJOFTIMI I POLICISE:
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve për ngjarjen e ndodhur ditën e sotme në IEVP Vlorë ku I është vënë flaka disa dyshekëve nga ana e disa të paraburgosurve ju bëjmë me dije se:
Pas një konflikti fizik midis disa personave me rekorde të theksuara kriminale kanë ndërhyrë në mënyrë të menjëhershme forcat e policisë se burgut. Është bërë izolimi i personave të përfshirë në konflikt. Pas kësaj shokët e qelivë të personave të futur në izolim në shenjë proteste i kanë vënë flakën dyshekëve të dhomave përkatëse duke sjellë pështjellim të situatës.
Menjëherë është bërë njoftimi i forcave zjarrfikëse, Forcave Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve si dhe i forcave të Policisë së Qarkut Vlorë. Gjithashtu është njoftuar dhe prokuroria Vlorë.
Si pasojë e kësaj ngjarjeje është dërguar në spital pas asfiksisë nga tymi një efektiv i policisë së Burgjeve.
Pas largimit të zjarrfikëseve situate në IEVP Vlorë është totalisht e normalizuar.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ju bën me dije se në çdo moment është në ndjekje jo vetëm ne situatën e krijuar në IEVP Vlorë por dhe në çdo IEVP tjetër në Republikën e Shqipërisë, në përmbushje të detyrave funksionale dhe në zbatim të planit të plotë të sigurisë. (M.D/Shuplaka)