Një ngjarje e rëndë është parandaluar ditën e sotme nga policia e Devollit. Një konflikt brenda familjes ka degjeneruar në përdorimin e armëve të ftohta, ku vjehrri ka tentuar të qëllojë me thikë dhëndrin e tij 30-vjeçar.
Pas njoftimit të policisë nga ana e pjestarëve të tjerë të familjes blutë e Devollit kanë mbërritur në kohë duke arrestuar në flagrancë vjehrrin me inicialet A.K., 53 vjeç, i cili tentoi të vriste dhëndrin e tij.
Postimi i plotë i policisë: Policia parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti brenda familjes. Tenton të vrasë me thikë dhëndrin e tij, por arrestohet në flagrancë.Sekuestrohet arma e ftohtë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll, pas marrjes së një telefonate se në fshatin Baban, po ndodhte një konflikt, janë nisur menjëherë në vendngjarje ku kanë konstatuar se shtetasi A. K., 53 vjeç, pas një konflikti të çastit në banesë me dhëndrin e tij shtetasin B. D., 30 vjeç, ka tentuar t’a vrasë me thikë këtë të fundit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika.
Specialistët për hetimin e krimit bënë arrestimin në flagrancë të 53-vjeçarit dhe materialet i kaluan pranë Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare, mbetur në tentativë” dhe “Dhuna në familje”.