Pólicia e Elbasanit ka zbuluar dhe dokumentuar, dy vrásjet e ndodhura në muajin korrik në këtë qytet. Personi i cili ka qenë porositësi i vrásjes së Regis Runaj dhe Emiljano Ramazanit është 34-vjeçari Erion Alibeaj.
Kujtojmë se më datë 20 korrik në qytetin e Elbasanit, në lagjen “28 Nëntori”, u vrá me ármë zjárri shtetasi Emiljano Ramazani si dhe më datë 29.07.2020, në afërsi të várrezave të qytetit, u vrá me ármë të ftohtë shtetasi Regis Runaj. Organizatori dhe porositësi i këtyre dy vrásjeve është shtetasi Erion Alibeaj, i cili u árrestua ditën e sotme nga pólicia.
Njoftimi i plotë i pólicisë: Vijon operacioni pólicor i koduar “Shkumbini”, i zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Pólicisë Elbasan, nën drejtimin e Prókurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan.
Zbardhet dhe dokumentohet me prova ligjore veprimtaria kríminale në fushën e krímeve ndaj personit, e 34-vjeçarit Erion Alibej që është organizatori dhe porositësi i dy vrásjeve të ndodhura gjatë muajit korrik 2020, në qytetin e Elbasanit.
Ékzékutohet masa e sigurisë “Árrest në burg”, për 34-vjeçarin, për veprën pénale “Vrásja me paramendin” kryer në bashkëpunim.
Në vijim të punës të bërë nga strukturat hétimore të Drejtorisë Vendore të Pólicisë Elbasan, nën drejtimin e Prókurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për dokumentimin e plotë të dy vrásjeve të ndodhura gjatë muajit korrik në Elbasan, pasi një pune hétimore dymujore u bë e mundur zbardhja e plotë e këtyre ngjarjeve.
Në këtë kuadër, paraditen e sotme, nga strukturat e DVP Elbasan, nën drejtimin e Prókurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, në vijim të operacionit pólicor të koduar “Shkumbini”, u bë ékzékutimi i masës së sigurisë “Árrest në burg”, lëshuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, bazuar në provat e grumbulluara gjatë hétimit nga strukturat hétimore, për shtetasin Erion Alibej, 34 vjeç, banues në Elbasan, për veprën pénale “Vrásja me paramendim” kryer në bashkëpunim.
Nga hétimet e kryera rezultoi se ky shtetas është organizatori dhe porositësi i dy vrásjeve të ndodhura më datë 20 korrik në qytetin e Elbasanit, në lagjen “28 Nëntori”, ku u vrá me ármë zjárri shtetasi Emiljano Ramazani dhe i vrásjes së ndodhur më datë 29.07.2020, në afërsi të várrezave të qytetit, ku mbeti i vrárë me ármë të ftohtë shtetasi Regis Runaj.
Nga Sektori për Hétimin e Krímeve të Rénda në Drejtorinë Vendore të Pólicisë Elbasan, nën drejtimin e Prókurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, po hétohet për përfshirjen e këtij shtetasi në ngjarje të tjera të rénda kríminale të ndodhura kohët e fundit në Elbasan.