Një fabrikë në zonën e Misto Mames në kryeqytet është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të hëne. Si pasojë e zjarrit ka humbur jetën një shtetas 64-vjeçar i cili dyshohet se strehohej aty. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i plotë: Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 01.12.2020, rreth orës 16:40, në “Misto Mame”, ka rënë zjarr në një vendroje të një fabrike në pronësi të shtetasi A.M. Si pasojë e zjarrit ka humbur jetën shtetasi M.M., 64 vjeç, i cili dyshohet se strehoej aty.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.