Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 23.00 në fshatin Palokaster ku është dhunuar e moshuara me inicialet P.Q 75 vjeçe nga një person i paidentifikuar.
Dhunuesi ka përfituar për të hyrë në banesë duke e rrahur të moshuaren në shtratin ku flinte duke i lënë fraktura në trup dhe në fytyrë.
Sipas rrëfimit të te moshuarës ajo ka konflikte me dy familje po nga i njëjti fshat të cilët i kanë vrarë bashkëshortin para 3 vitesh dhe ajo dyshimin e ka tek ata. E moshuara ndodhet në spitalin Rajonal “Omer Nishani” dhe është nën kujdesin e mjekëve.
Ajo ka treguar se nuk i kanë vjedhur asgjë, por vetëm është dhe se në fshat ka hasmëri.
“U hap dera parë. Sa u shtriva, hyri brenda dhe më goditi me grusht vët e vët e vet. Pastaj më zuri me shqelma aman i thash mos më vra fare se kam vajzën këtu dhe më trembet. Asgjë nuk ka vjedhur më sulmoi mua. Ndodhi nga ora 11 e darkës. Ne kemi hasmëri në fshat.”- u shpreh për Fax News.