Një áksídent i rèndë mes tre automjetesh, i cili ishte me pasojë vdèkjen u regjistrua mesditën e sotme në Golem, Durrës. Si pasojë e aksidentit, drejtuesja e njërit prej mjeteve me inicialet M.D. u dëmtua ndërsa janë lënduar tre prej pasagjerëve që kanë qenë në po të njëjtin automjet ku si pasojë njëra prej tyre ka ndërruar jetë rrugës për në spital duke mos i mbijetuar dot plagëve të marra.
Ngjarja ndodhi në aksin rrugor tek Rrethi i Golemit në drejtim të Malit të Robit. Policia ndodhet në vendngjarje ndërkohë dhe grupet hetimore po kryejnë procedurat për zbardhjen e arsyes së aksidentit.
Fillimisht nga burimet paraprake bëhet me dije se ka qenë një manovër e gabuar e cila ka bërë që automjetet të përplasen dhe të mos mundeshin të devijonin.