Disa pamje tepër shqetësuese tregojnë që njerëzit që shtrihen në mes të rrugëve në Iran, ndërkohë që pándemia e korònavirusit thuhet se nisi nga ambasada kineze në Tehran, 3 javë para se të konfirmohej zyrtarisht rasti i parë.
Në pamje duken njerëzit e shtrirë në rrugë teksa vuajnë nga sèmundja dhe askush nuk guxon ti prekë pasi rrèzikohet të përhapet sèmundja. Frika për një shpèrthim të korònavirusit është shtuar tek të gjithë banorët e Iranit. Kjo vjen pas diskutimeve se qeveria iraniane i ka fshehur shifrat e vërteta të pándemisë dhe numri i vdèkjeve thuhet se është 5 herë më i lartë nga ai që është raportuara.
Sipas britanikes Mail Online, tre punonjës iranianë në ambasadën kineze në Tehran u shtruan në spítal si të dyshuar me Còvid-19 pasi shfaqën shenjat e sèmundjes më 28 janar. Aktivistët kanë ákuzuar qeverinë se nuk i raportuan rastet e mëparshme për të mos vënë në siklet kinezët.
Por një zëdhënës i qeverisë iraniane reagoi duke thënë se punëtorët e ambasadës, të cilët kishin ethe të larta dhe kollë të rèndë, nuk kishin korònavirus dhe që atëherë janë larguar nga spítali.(A.M/Faxweb.al)
Discussion about this post