Një áksident me pasojë plágosjen është regjistruar mesditën e sotme në aksin rrugor Kombinat – Uznov në Berat. Një automjet tip “Volkswagen” përplasi një kalimtare në vendin e quajtur “Posta e lagjes Barrikadë”.
Qytetarët në vendngjarje thanë për Faxweb.al se kalimtarja 44-vjeçare, e identifikuar me inicialet M.Ç është dërguar në spítal nga vetë shoferi 20-vjeçar dhe ndodhet në terapi íntensive në sallën e kirurgjisë. Policia po punon për zbardhjen e këtij áksidenti, ndërkohë që kalimtarja ndodhet në gjendje të rëndë.(A.M/Faxweb.al)