Policia e Kosovës ka njoftuar se është zhdukur një vajzë e mitur në Lipjan.
Policia njofton se rastin e ka raportuar babai i saj.
“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se vajza e tij e moshës së mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Rastet e zhdukjeve kohëve të fundit janë shpeshtuar në Kosovë.