Të shtëna me ármë zjárri janë dëgjuar pasditen e sotme në Lezhë ku raportohet të jetë plagosur shtetasi Aleksandër Deda, 42-vjeç. Sipas burimeve spitalore, Deda ka marrë plagë të rënda ne gjoks dhe është dërguar në spitalin e Traumës në gjendje kritike për jetën.
Njoftimi i policisë: Lezhë/Informacion paraprak
Në aksin rrugor Lezhë-Milot,në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi A.D. banues në Lezhë ,i cili është transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë.
Grupi hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë, të Komisariatit të Policisë Lezhë dhe FNSh po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.