Në një masakër të vërtetë është shndërruar një festë, në ambientin e jashtëm të një vile në Rochester të New York.
Të paktën dy persona kanë gjetur vdekjen dhe 14 persona kanë mbetur të plagosur, pasi një person hapi zjarr ndaj turmës së të rinjve që ishin mbledhur në një feste private.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në “Goodman Street” zona e Pennsylvania Avenue, raportojnë mediat vendase.
Sipas të dhënave të para, gjithçka ka ndodhur në mesnatë mes të premtes dhe të shtunës me orën lokale në New York. Policia nuk ka dhënë ende detaje mbi autorin e masakrës.