Një 31-vjeçar, i identifikuar si Klajdi Sulo, është plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta ditën e sotme në Patos. 31-vjeçari është dërguar në në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.
Mësohet se pas ngjarjes janë shoqëruar dy persona të cilët kanë dijeni mbi atë se çfarë ka ndodhur, ndërsa është identifikuar edhe autori i saj.
Burime nga vendi i ngjarjes kanë deklaruar se 31-vjeçari është parë të lëvizë shpesh gjatë ditës në rrugën e qytetit të Patosit, me makinën e tij. Burime për Fax News bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur pranë stadiumit “Alush Noga” në Patos.
Mësohet se në vendin e ngjarjes janë gjetur 4 gëzhoja, ndërkohë që 31-vjeçari është qëlluar me plumb në shpatull. Sipas burimeve personat e përfshirë në këtë ngjarje kishin debatuar edhe para 4 ditësh.
Ngjarja e kësaj të hënë ka ndodhur në po të njëjtin vend ku rreth katër muaj më parë pati edhe një shkëmbim me armë zjarri.