Një djalë 10-vjeçar ka vdèkur pasi pësoi lëndime të rënda kur u rrëzua në një vrimë në një kantier ndërtimi. I riu, i cili është identifikuar si Shea Ryan, u zbulua në afërsi të një prone në ndërtim në Drumchapel, Skoci, pak para orës 10 të mëngjesit.
Ai u shoqërua me urgjencë në Spitalin Universitar të Mbretëreshës Elizabeth, por vdíq pak kohë më vonë. Kushërira e tij i ka kushtuar një dedikim emocionues vogëlushit të ndjerë në mediat sociale.
Ajo shkroi: ‘Nuk mund ta besoj jam totalisht e shkatèrruar, kurrë në jetën time nuk kam menduar që kushëriri im i bukur, i sjellshëm dhe i dashur do të dërgohej në parajsë në këtë kohë të vitit dhe moshës.
“Do të të dua përgjithmonë.”