Pronarët e lokaleve dhe kioskave që konsiderohen të paligjshme në plazhin e Velipojës janë përplasur me forcat e policisë dhe IKMT që kanë mbërritur për të shembur objektet. Në pamjet e siguruara nga Faxweb.al vihet re se ka debat të ashpër mes efektivëve dhe pronarëve që janë mbledhur duke bërtitur dhe kundërshtuar shembjen e pa lajmëruar.
Sipas tyre, aty është mundi i djersës që kanë derdhur dhe janë taksa pagues të rregullt. “Mos e përdorni popullin viktimë. Ne po i shërbejmë shtetit edhe turizmit edhe të gjitha gjërave. Janë taksa pagues të rregullt. Jeni duke cënuar të drejtat e mia”, thotë një prej tyre.
Ndërsa policia i kërkon që të largohen dhe ti lejojnë që të ushtrojnë aktivitetin. Në debat nuk kanë munguar edhe fyerjet, ndërsa një efektiv reagoi ndaj një zonje duke i thënë: “Vazhdo moj zonjë mos fyej se do të bëj kallëzim penal”.
Në këtë përplasje ishin të pranishëm edhe kryetari i PD në Velipojë Nikoll Marku.(A.M/Faxweb.al)