Ka përfunduar masa e árrestit për policët e ndaluar pak ditë më parë në kuadër të një operacioni anti-kánábis në Vlorë.
Gjykata ka vendosur detyrim paraqitje për 4 punonjësit e policisë: Arjan Tase; Artur Veshaj; Ilir Kadena; Alem Llanaj.
Kjo ka qenë edhe kërkesa e prokurorit, ndërkohë që ka nisur edhe masa për kryetarët e fshatrave. Janë 4 kryetar fshatrash që do të mësojnë për masën e rivlerësimit të árrestit. Edhe për këta të fundit prokuroria ka kërkuar detyrim paraqitje.
Pak ditë më parë policia zhvilloi një áksion të gjerë kundër kultivimit të lëndëve nárkotike në fshatrat e lumit të Vlorës dhe përgjatë bregdetit.
Nga ky operacion u árrástuan 27 persona, 10 të tjerë janë lënë në masën “Arrest shtëpie” dhe 4 i kanë shpëtuar prángave.
Policia gjithashtu sekuestroi edhe 120.9 kg kánábis sativa të gatshme për tu shitur dhe 12.144 rrënjë bimë. Mes të árrestuarve ka qytetare, si dhe drejtues e efektivë të policisë.
Discussion about this post