Një ngjarje e rèndë ka ndodhur pasditen e sotme në plazhin pranë zonës së njohur si “Shkëmbi i Kavajës” në Durrës, ku ka ndèrruar jetë një pushues kosovar, i identifikuar me inicialet J.B., rreth 73 vjeç. Burime për Faxweb.al konfirmojnë se víktima është mbytur pasi dyshohet të ketë pësuar atak kardiak.
Katër ditë më parë, kosovari udhëtoi drejt Shqipërisë për të kaluar disa ditë pushime në bregdet dhe fatkeqësisht do të kthehet e pajetë në vendin e tij. Janë ende të paqarta rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.
Me ngrohjen e temperaturave dhe frekuentimin e plazheve, rastet e incídenteve në det janë shtuar, ndërkohë që si çdo vit është vënë re mùngesa e ròjeve bregdetare. Disa ditë më parë, Faxweb.al raportoi se një i moshuar nga Kosova ishte futur për t’u larë në plazhin e Shëngjinit dhe doli i pajetë nga ujërat e Adriatikut.
Ai mësohet se kishte ardhur për të kaluar pushimet në bregdetin shqiptar.
Informacion paraprak: Më datë 03.07.2020, rreth orës 19:12, në zonën e Shkëmbit të Kavajës, shtetasi kosovar J.B., 73 vjeç, dyshohet se është mbytur duke u larë në det, e për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes. (A.M/Faxweb.al)