Një grua 24-vjecare, e cila ishte në pritje të një fëmije është vrarë në mënyrë makabre nga shoqja e saj e fëmijërisë, në bashkëpunim me të dashurin. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Cabelinha në jug të Brazilit.
Mediat e huaja raportojnë se Flávia Godinho Mafra, 24-vjeç u mashtrua nga shoqja e ngushtë se i kishte përgatitur një festë, e më pas e sulmoi atë me një tullë dhe i preu barkun duke i nxjerrë foshnjën.
Shoqja e saj e ngushtë e pranoi të gjithë krimin, duke rrëfyer se e gjitha kjo ishte një rreng për ta vrarë me tullë në kokë dhe prerje të thella në bark. Fatmirësisht bebja mbetet në spitalin e fëmijëve, Florianopolis, ku po mjekohet për plagët që pësoi nga shkulja prej barkut të nënës.
E gjithë vrasja u krye pasi shoqja kishte kaluar një shtatëzani të dështuar dhe së bashku me të dashurin ishin fiksuar që ti vidhnin foshnjen mikeshës.