Senat Zylbehari, gazetari për “Fax News”, ka raportuar detajet e fundit për tragjedinë që përfshiu Tetovën ku mbrëmjen e djeshme një spital Covid u përfshi nga flakët.
Sipas raportimeve të deritanishme në rrugë jo zyrtare raportohet për të paktën 15 persona që kanë humbur jetën ndërsa mes tyre ka edhe shumë të lënduar.
Gazetari raporton se brenda spitalit që u përfshi nga flakët ka pasur edhe familjarë të pacientëve që po trajtoheshin me Covid-19, ndërsa paraditen e sotme qeveria do të mbajë mbledhjen e parë zyrtare.
“Rreth 15 viktima dyshohet por ky numër nuk është i konfirmuar. Brenda spitalit ka pasur diku rreth 24 pacient dhe në mesin e tyre ka pasur familjar që përkujdeseshin dhe staf mjekësor. Zjarri filloi rreth orës 21:00 dhe flakët janë përhapur menjëherë. Një pjesë e pacientëve janë nxjerr jashtë ku janë sistemuar në ambiente të tjera. Në orën 10:00 do të mbajë mbledhje edhe qeveria për të parë si do të vijojë situata”, raporton gazetari Zylbehari.
A ka staf mjekësor mes të lënduarve? “Numrat nuk mund të them asgjë sepse nuk ka numër zyrtar. Numri i saktë nuk mund të dihet pasi në spital ka pasur edhe familjar të pacientëve që janë përkujdesur. Policia po vijon hetimet”, vijon ai.
Pacientët që janë nxjerrë, si është gjendja e tyre shëndetësore? “Nuk ka asnjë raportim zyrtar për mjekë të lënduar. Të lënduarit janë në situatë stabël dhe janë vendosur në reparte të tjera, në reparin kirurgjikale dhe infektive. Organet përkatëse po hetojnë ngjarjen”, përfundon raportimin për Fax News, Senat Zylbehari.