Koka e një vajze është gjetur nga disa fëmijë, teksa luanin në një rrugë në Rusi. Ata panë tmerr me sy, ndërsa koka e 19-vjeçares Elizaveta u hodh nga kati i 12-të i një blloku banesash.
Elizaveta punonte në një klub striptizmi në Chita, Rusi. Një 28-vjeçar, i cili dyshohet se hodhi pjesë e saj të copëtuara të trupit nga ballkoni, u arrestua nga policia.
Fillimisht ai hodhi rrobat e mbuluara me gjak pastaj kokën e saj. Ndërsa disa nga mbetjet e trupit të saj u hodhën në çatinë e bllokut 15-katësh të pallateve në Bogomyagkova Street.
Mediat raportojnë se 19-vjeçarja ishte e dashura e të arrestuarit. Nuk dihen ende shkaqet që çuan në vrasjen makabre të vajzës.